Pas episodit në Manastir, Rama dhe Kurti takohen sërish në Bruksel – kësaj here shtrëngojnë duart

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, janë përshëndetur këtë herë në Bruksel, pas ceremonisë në Manastir, ku sipas raportimeve mediatike, kishin shmangur takimin mes tyre. Këtë herë, ndryshe nga ajo që ndodhi në ceremoninë e organizuar për Ditën e Alfabetit në Manastir, dy liderët kanë shtrënguar duart, duke mos e…

Lajme

26/11/2026 10:23

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, janë përshëndetur këtë herë në Bruksel, pas ceremonisë në Manastir, ku sipas raportimeve mediatike, kishin shmangur takimin mes tyre.

Këtë herë, ndryshe nga ajo që ndodhi në ceremoninë e organizuar për Ditën e Alfabetit në Manastir, dy liderët kanë shtrënguar duart, duke mos e lënë pa një episod të ri kronikën e marrëdhënieve të tyre.

Rama dhe Kurti morën pjesë në samitin e udhëhequr nga presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Në pamjet nga nisja e samitit, Kurti shihet duke u pritur nga drejtuesit e institucioneve evropiane, ndërsa të dy kryeministrat dhanë deklarata të ndara për mediat para hyrjes në seancë.