Brenda pak ditësh Dallku do të përballet dy herë me SC Gjilanin

Armend Dallku pritet të marrë drejtimin e FC Prishtinës pas dorëheqjes së papritur të kryetrajnerit Bylbyl Sokoli.

Sport

21/09/2019 21:34

Si për ironi të fatit, Dallku do të debutojë ndaj Gjilanit, pikërisht klubit me të cilin u ndesh të premtën në mesditë në kuadër të javës së katërt të Superligës së Juniorëve.

Tekniku vushtrrias e triumfoi ndeshjen me rezultat minimal 1-2 në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Autorë të golave për Prishtinën ishin Rrmoku dhe Zyba, ndërkohë që për gjilanasit realizoi Bilalli nga pika e bardhë.

Tani pas dy ditësh Dallku do të përballet sërish me Gjilanin, teksa këtë herë përballë do ketë ekipin e Gentjan Mezanit, shkruan gazetasheshi.

Dueli FC Prishtina – SC Gjilani do të zhvillohet të dielen me fillim nga ora 20:00. /Lajmi.net/