Brenda 30 viteve krijohet avioni hipesonik nga Boeing

Kompania Boeing ka menduar të ndërtojë një avion për pasagjerët, i cili të mund të udhëtojë me shpejtësinë e zërit. Boeing ka bërë me dije se ky avion që kanë menduar të nxjerrin sëshpejti, do të mund të çojë udhëtarët në çdo cep të botës për rreth tre orë.

Auto & Tek

29/06/2018 10:27

 

Me shpejtësi maksimale prej 3800 milje në orë, udhëtimi nga New Yorku në Londrës do të zgjasë jo më shumë se 120 minuta, ndërkohë që sot, ky udhëtim zgjat rreth 7 orë.

Boeing ka bërë me dije se koncepti është ende në fazën e parë të zhvillimit. Ka ende shumë sfida teknike për t’u zgjidhur, deri sa kompania të eksperimentojë prototipin.

Zëdhënësja e kompanisë, Brianna Jackson, ka thënë se gjithçka mund të bëhet realitet brenda 20 apo 30 viteve të ardhshme.

Ajo është shprehur: “Zhvillimet dhe ndryshimet e mëdha kërkojnë vite për t’u perfeksionuar, ndaj do të na duhet pak punë me një teknologji të tillë që kërkon punë dhe testime të njëpasnjëshme”. /Lajmi.net/