Bota e futbollit merr një lajm të hidhur: Ndërron jetë lojtari i njohur

12:05 | 11 Dhjetor 2018

Bota e futbollit ka marr përsëri një lajm të hidhur.

Lajmet e këqija në botën e futbollit janë shpeshtuar në këta muajt e fundit.

Bedgrove Dynamos ka marr lajmin e kobshëm, pasi një anëtar i tyre ka ndërruar jetë, përcjell “lajmi.net”.

Luca Campanaro ka ndërruar jetë, pas një dueli që e kishte me lojtarin kundërshtar në fushë.

14-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, por që nuk arriti të mbijetonte.

Sipas stafit mjekësor, Campanaro kishte lëndimet të rënda në tru, duke mos arritur t’i përballonte sulmit.

“Jemi thellësisht të trishtuar ta japim lajmin se një futbollist i ri nga klubi lojë ka vdekur këtë pasdite, pasi u përfshi në një përplasje gjatë një ndeshje të të rinjve të dielën më 9 dhjetor”, thuhet në reagimin zyrtar të klubit. /Lajmi.net/