Borxhi kaloi 1270 euro, KRU Gjakova shkyç konsumatorin dhe paralajmëron aksione të reja
Një konsumator, borxhi i të cilit e kishte kaluar shumën prej 1,270 eurosh ndaj ujësjellësit të Gjakovës, u ndëshkua me shkyçje, njoftoi kompania. “Ekipet e Kontrollit dhe Shkyçjes të KRU “Gjakova” Sh.A., Njësia në Prizren, kanë kryer shkyçjen e një konsumatori në fshatin Krajk i Ri, për shkak të mospërmbushjes së obligimeve ndaj Kompanisë”, tha…
Lajme
Një konsumator, borxhi i të cilit e kishte kaluar shumën prej 1,270 eurosh ndaj ujësjellësit të Gjakovës, u ndëshkua me shkyçje, njoftoi kompania.
“Ekipet e Kontrollit dhe Shkyçjes të KRU “Gjakova” Sh.A., Njësia në Prizren, kanë kryer shkyçjen e një konsumatori në fshatin Krajk i Ri, për shkak të mospërmbushjes së obligimeve ndaj Kompanisë”, tha KRU Gjakova.
KRU “Gjakova” Sh.A. njofton të gjithë konsumatorët që kanë obligime të papaguara se duhet t’i përmbushin ato, pasi aksionet e kontrollit dhe shkyçjes do të vazhdojnë.