Bonucci lidhet me një kalim në Tottenham

Leonardo Bonucci mund të transferohet në Tottenham Hotspur. Bonucci ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2024, por nuk përjashtohet një largim i hershëm nga ‘Allianz Stadium’. Sipas medieve italiane, qendërmbrojtësi është i lidhur me një kalim te Tottenham Hotspur, përcjell lajmi.net. Trajneri i ‘Spurs’, Antonio Conte kishte punuar më herët me mbrojtësin italian në…

Sport

17/10/2022 14:49

Leonardo Bonucci mund të transferohet në Tottenham Hotspur.

Bonucci ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2024, por nuk përjashtohet një largim i hershëm nga ‘Allianz Stadium’.

Sipas medieve italiane, qendërmbrojtësi është i lidhur me një kalim te Tottenham Hotspur, përcjell lajmi.net.

Trajneri i ‘Spurs’, Antonio Conte kishte punuar më herët me mbrojtësin italian në Juventus dhe në janar mund të shihnim ribashkimin e tyre në Premier Ligë.

Mbetet të shihet nëse do ndodh diçka e tillë./Lajmi.net/