Boksieri e puthi gazetaren, pëson dënim shumë të rëndë

Kubrat Pulev u tregua i ‘guximshëm’ kur puthi një gazetare pas meçit, por duket se e ka pësuar rëndë me dënimet që ka marrë.

Sport

15/05/2019 13:24

Pulev fillimisht është gjobitur, pezulluar dhe është urdhëruar të ndjekë orë për parandalimin e ngacmimeve seksuale.

38-vjeçari e kishte puthur gazetaren Jennifer Ravalon pa lejen e saj, teksa ishte duke e intervistuar pas fitores ndaj Bogan Dinus në muajin mars, përcjell lajmi.net.

Meçi u zhvillua në Kaliforni, teksa Komisioni Atletik i Kalifornisë e ka gjobitur me 2,500 dollarë bullgarin dhe do të ndjek orë të detyruara për parandalimin e ngacmimeve seksuale, para se të ketë ndonjë meç tjetër në Amerikën Veriore.

Nëse ai zbaton në përpikëri dënimin e marrë, pas 22 korrikut mund të aplikojë për të pasur licencë të re për boks.

Gjatë seancës gjyqësore të martën, Pulev i kërkoi falje gazetares.

Në rast se kthehet në boksin profesionist sërish, ai është kandidat potencian për t’u ndeshur me Anthony Joshuan dhe Tyson Fury, për të marrë ‘rripin e artë’ në peshat e rënda. /Lajmi.net/