Boehly mbajti takim urgjent me lojtarët e Chelseat para ndeshjes me Real Madrid: Gjendja e klubit është e turpshme
Skuadra e Chelseat po kalon në një sezon, ndoshta më të keqin në histori. Sidomos humbja ndaj Brightonit në Premier League, ishte fjala e fundit. Pronari i Bluve të Londrës, Todd Boehly mbajti një takim me lojtarët pas humbjes në Premier League dhe para ndeshjes me Real Madrid, në UEFA Champions League, shkruan Lajmi.net Sipas…
Sport
Skuadra e Chelseat po kalon në një sezon, ndoshta më të keqin në histori. Sidomos humbja ndaj Brightonit në Premier League, ishte fjala e fundit.
Pronari i Bluve të Londrës, Todd Boehly mbajti një takim me lojtarët pas humbjes në Premier League dhe para ndeshjes me Real Madrid, në UEFA Champions League, shkruan Lajmi.net
Sipas “Telegraph”, Todd Boehly u tha lojtarëve se gjendja e klubit është “e turpshme”. Amerikani në këtë takim ishte së bashku me Eghbali dhe Ëyss, treshje kjo që investoi 600 milionë funta që prej se u emëruan pronarët e rinj të klubit ‘blu’.
Chelsea nesër zhvillon ndeshjen e kthimit ndaj Real Madrid, në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Ata humben nga klubi madrilen me rezultatin 2 me 0 në ndeshjen e parë.
Në rast të eliminimit nga Liga e Kampionëve, Chelsea do të futet në krizë të madhe, pasi sezonin që po vjen nuk do të marrin pjesë në kompeticionin më të madh të futbollit në Europë.
Në Premier League, Chelsea ka grumbulluar vetëm 39 pikë në 31-xhiro dhe gjenden në pozitën e 11-të. Kurse gjatë këtij sezoni ata ndërruan tre trajnerë: Thomas Tuchel, Graham Potter dhe tani në stol kanë legjendën, Frank Lampard./Lajmi.net/
Todd Boehly addressed the #Chelsea squad after their defeat to Brighton and described the current situation, in terms of results and their Premier League position, as "embarrassing".
[via @Matt_Law_DT]https://t.co/5uwTgsc4fs
— Absolute Chelsea (@AbsoluteChelsea) April 17, 2023