BMW mbyll tri fabrika prodhimi në Kinë si pasojë e koronavirusit

Kompania prodhuese gjermane e veturave, BMW, ka konfirmuar të enjten se po mbyll tri fabrikat e saja në qytetin kinez Shenyang, si pasojë e rrezikut të koronavirusit.

Auto & Tek

30/01/2020 17:16

Fabrikat punësojnë rreth 18,000 njerëz dhe prodhojnë gjysmë milioni automjete çdo vit, bëjnë të ditur mediet ndërkombëtare, transmeton lajmi.net.

Një zëdhënës i BMW në Munih tha se vetëm punonjësit e zyrave në Shenyang do të ktheheshin në punë nga e hëna, megjithëse ata do të punonin nga shtëpia.

“Ne nuk mund të themi saktësisht se çfarë do të ndodhë pas 9 shkurtit”, shtoi ai.

Koronavirusi ka vrarë dhjetëra njerëz dhe ka prekur mijëra prej tyre në mbarë botën deri më tani. Në Kosovë ende nuk është paraqitur ndonjë rast i prekur me virusin pandemik. /Lajmi.net/