BMW bashkëpunon me Shell për të ndërtuar një stacion karburanti për hidrogjen (Foto)

Dizajnuesit e BMW janë duke bashkëpunuar me Shell për të ndërtuar një stacion karburanti për hidrogjen

Auto & Tek

04/05/2017 13:12

Gjiganti i makinave është duke e kërkuar këtë bashkëpunim për të paraqitur një diazjn prototipi të një stacioni të karburantit me hidrogjen.

Derisa kompania është ende duke e krëkuar një automjet që lëviz me hidrogjen, ata kanë menduar edhe se ku do të mbushet ky tip i makinave.

Sigurisht ky është vetëm një koncept dhe për fillim duket shumë i përshtatshëm dhe i mundur në jetën reale.

Këto pika të hidrogjenit Shell të projektuara nga BMW, do ju udhëheqin nga rruga deri te pompa dhe mbushjet kanë një shfaqje gjigante interaktive, dhe ato sigurojnë ho vetëm detajet e karburantit, por gjithashtu mund të ofrojnë informata shtesë si shërbimet e navigimit të integruar për drejtimet e afërta, të dinë më shumë për qelizën e karburantit të hidrogjenit.

Gryka e stacioneve të karburantit të hidrogjenit gjithashtu do të jetë shumë më e mençur sesa ato që përdorim sot. Për të ndihmuar përdoruesit për herë të parë, grykat do të kenë shenja të qarta dhe të ndezura për të siguruar përdorimin e sigurt, së bashku me një ekran që mban transmetimin e informacionit në lidhje me llojin e karburantit dhe procedurën e karburantit. E gjithë procedura është mbikqyrur teknikisht, e cila është një kërkesë vendimtare për sigurinë dhe lehtësinë e operacimit. /Lajmi.net/