Bllokon trafikun duke bërë rrathë në autostradë
Më herët, ishte krijuar një lloj sfide, pjesë e së cilës shoferët nxiteshin që të bënin rrathë të shpejta në mes të autostradave për të penguar trafikun për qarkullim.
Fun
Por, policia në Shtete e Bashkuara veproi me shpejtësi duke i dënuar ashpër, të gjitha ata që përfshiheshin në këtë sfidë, transmeton lajmi.net.
Ditëve të fundit, janë shpërndarë pamjet, që e tregojnë një Chevrolet Camaro, derisa bënte rrathë të shpejta në një autostradë, duke bllokuar automjetet.
Shoferët që e kishin të pamundur të lëviznin, telefonuan policinë që tani janë vënë në kërkim të këtij shoferi dhe shoqëruesve të tij.
Pamjet e momentit të veturës mund t’i ndiqni në videon e mëposhtme. /Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/B6agcbTBcJN/?utm_source=ig_embed