Biznesmeni i pasur amerikan fotografohet me trupat e vdekur të elefantëve që ai vrau në Afrikë
Biznesmeni fotografohet me krenari që vrau dy elefantë, më pas arsyeton ngjarjen edhe pse ndikoi në biznesin e tij.
Fun
Mike Jines, parter i TopGen Energy, dhe një biznesmen nga Gjeorgjia postuan një fotografi me dy trupa të elefantëve të vdekur, që ai vrau gjatë gjuetisë në Afrikë, raporton “HealthyLifeBoxx”, transmeton lajmi.net.
Dy gjuetarët shihen të buzëqeshur dhe që ndihen krenarë që vranë dy kafshë të pafajshme. Mund të shihen kafshët e pajetë dhe toka me gjak që rrjedh nga trupi i tyre.

Këto foto të tmerrshme u bënë virale pas postimit në Facebook nga Darrel Eisman. Kjo ndikoni në biznesin e Jines.
Ai është arsyetuar që dy elefantët janë vrarë në vet-mbrojtje, Në fotografi mund të shihet një pamje më ndryshe, por besoj të gjithë e kuptojnë që në raste të vet-mbrojtjes të gjithë do të vepronin njëjtë. Pa marr parasysh arsyetimin e tij, kjo fotografi ndiko shumë keq në biznesin që ai kishte. /Lajmi.net/