Bizneset kanë edhe pak kohë që të aplikojnë për subvencionimin e pajisjeve efiçiente nga shteti

Ministria e Ekonomisë me mbështetje financiare të Bashkimit Evropian është duke subvencionuar pajisje për ngrohje me efiçiencë të lartë  për  ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme. Thirrja për fazën e parë do të jetë e hapur deri me 12 dhjetor 2023. Sipas njoftimit me qëllim të kursimit të energjisë elektrike dhe uljes së shpenzimit…

Lajme

08/12/2023 16:52

Ministria e Ekonomisë me mbështetje financiare të Bashkimit Evropian është duke subvencionuar pajisje për ngrohje me efiçiencë të lartë  për  ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme. Thirrja për fazën e parë do të jetë e hapur deri me 12 dhjetor 2023.

Sipas njoftimit me qëllim të kursimit të energjisë elektrike dhe uljes së shpenzimit Ministria e Ekonomisë me 22 nëntor 2023 ka hapur thirrjen publike për subvencionimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, ku  këto ndërmarrje do të subvencionohen me; pompë termike me kapacitet 35kË dhe mbi 35 kË deri në 135 kË mbulon 20% të vlerës investive , pra në shumën deri në 2000 euro.

Po ashtu për kondicioner apo klimë efiçiente që mbulon 20 për qind të vlerës investive, deri në 1000 euro, kalda me biomasë mbulon 40 për qind të vlerës investive, deri në 2000 euro, Sstufë individuale me biomasë mbulon 40% të vlerës investive, deri në 500 euro.

Ndërsa ndërmarrjet në pronësi apo në bashkëpronësi nga 51 % e tutje, subvencionohen me 5% më shumë.