Binance Wallet prezanton tregtimin on-chain të kontratave të përjetshme të së ardhmes përmes Aster
Binance Wallet ka njoftuar lansimin e tregtimit on-chain të kontratave të përjetshme të së ardhmes, i mundësuar nga Aster – një platformë e njohur e decentralizuar për tregtimin e këtij lloji instrumentesh. Funksionaliteti i ri u mundëson përdoruesve të tregtojnë instrumente derivative drejtpërdrejt përmes Binance Wallet-it të tyre keyless, me vetë-ruajtje (self-custody), duke ruajtur kontroll…
Binance Wallet ka njoftuar lansimin e tregtimit on-chain të kontratave të përjetshme të së ardhmes, i mundësuar nga Aster – një platformë e njohur e decentralizuar për tregtimin e këtij lloji instrumentesh.
Funksionaliteti i ri u mundëson përdoruesve të tregtojnë instrumente derivative drejtpërdrejt përmes Binance Wallet-it të tyre keyless, me vetë-ruajtje (self-custody), duke ruajtur kontroll të plotë mbi asetet personale.
Integrimi i tregtimit të kontratave të përjetshme të së ardhmes brenda ndërfaqes së Binance Wallet (Web) u ofron përdoruesve mundësinë të tregtojnë pa pasur nevojë të lidhen manualisht me aplikacione të palëve të treta. Kjo e bën qasjen në tregtim futures dhe tregtim me leverage më të thjeshtë dhe më të shpejtë, si për përdoruesit e rinj ashtu edhe për tregtarët me përvojë, brenda një mjedisi të sigurt dhe të besueshëm.
Në fazën fillestare, shërbimi është i disponueshëm vetëm për përdoruesit e Binance Wallet (Web) në rrjetin BNB Smart Chain, ndërsa zgjerimi në rrjete të tjera dhe në aplikacionin mobil është planifikuar për një fazë të mëvonshme.
Binance Wallet (Web) mbështet një gamë të gjerë tokenësh kolateral në BNB Smart Chain, përfshirë BNB, USDT, ASTER, USD1, ASBNB, LISUSD, WBETH, BTC, ETH, CAKE, LISTA dhe USDF, duke u dhënë tregtarëve fleksibilitet më të madh në ndërtimin e strategjive dhe menaxhimin e aseteve.
Aster ofron gjithashtu kontrata të përjetshme të lidhura me aksione, duke përfshirë çifte tregtimi për kompani të njohura si Apple (AAPLUSDT) dhe Nvidia (NVDAUSDT), si dhe fonde të tregtuara në bursë si Invesco QQQ Fund (QQQUSDT). Kjo zgjeron spektrin e mundësive të tregtimit dhe u lejon përdoruesve të diversifikojnë portofolët e tyre brenda ekosistemit të decentralizuar.
Sipas njoftimit, infrastruktura e Aster siguron likuiditet të thellë, ekzekutim të shpejtë të urdhrave dhe tarifa konkurruese, duke krijuar një mjedis tregtimi të qëndrueshëm dhe efikas. Çmimi referencë (mark price) llogaritet si një mesatare e ponderuar nga tregjet kryesore spot, duke mundësuar vlerësim të drejtë dhe llogaritje të saktë të fitimeve dhe humbjeve të parealizuara. Funksioni Hidden Orders mbron privatësinë e përdoruesve duke i mbajtur urdhrat të padukshëm në librin publik të porosive deri në momentin e ekzekutimit, duke kombinuar privatësinë me transparencën on-chain.
Winson Liu, Global Lead i Binance Wallet, deklaroi:
“Integrimi i tregtimit on-chain të kontratave të përjetshme të së ardhmes drejtpërdrejt në Binance Wallet është një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të përdoruesve tanë me mjete më të avancuara tregtimi, duke ruajtur kontrollin e plotë mbi asetet. Partneriteti me Aster na mundëson të ofrojmë një përvojë tregtimi të qartë, efikase dhe të sigurt, në përputhje me angazhimin tonë ndaj sigurisë dhe përdorshmërisë.”
Të gjitha transaksionet e realizuara përmes Binance Wallet (Web) do të fitojnë pikë në Aster Airdrop Program, si dhe do të llogariten për garat tregtare dhe aktivitetet shpërblyese të Aster.
Binance Wallet thekson se vazhdon të zhvillojë zgjidhje keyless me vetë-ruajtje, duke kombinuar sigurinë me përdorim të thjeshtë dhe duke zgjeruar mundësitë për menaxhimin e portofolit të përdoruesve.
Me rastin e lansimit të këtij funksionaliteti, Binance Wallet ka nisur edhe një fushatë tregtimi me shpërblime deri në 200,000 USDT, të cilat do të ndahen mes pjesëmarrësve.
Përdoruesit mund të kyçen në llogarinë e tyre Binance Wallet (Web) dhe të nisin tregtimin përmes seksionit të ri “Perpetuals”, për më shumë informacione mund të klikoni këtu.