Bima që bënë njerëzit të vrasin veten kur e prekin – Shkurrja vdekjeprurëse australiane

Dhimbja e padurueshme i bënë njerëzit që të mendojnë të vdesin që ta ndalojnë.

Fun

17/05/2021 15:05

E keni dëgjuar sigurisht ndonjëherë tek thonë, “Çdo gjë në Australi përpiqet të të vras”, epo, nuk po bënin shaka, shkruan lajmi.net.

Që nga krokodilët, merimangat e deri tek bimët helmuese, i keni dëgjuar plot të tilla, por a keni dëgjuar për shkurren që të bën të dëshirosh të kishe vdekur më mirë?

Dendrocnide morbides është pikërisht bima në fjalë. Ajo gjendet në pyjet e shiut në Australi dhe është e njohur si bima e vetëvrasjes, sepse dhimbja që do të keni nëse e prekni sado pak këtë bimë do të duash të vrasësh veten vetëm që të ikësh nga dhimbja.

Kjo bimë ka shumë emra, dhe është e mbuluar në fije te vogla si push që janë të mbushura me një neorotoksinë shumë të fortë.

Nëse e prekni pushi do të shkaktoj therje që shkakton dhimbjen e padurueshme për njeriun, por mesa duket nuk ka fare efekt në insekte dhe shpezë.

Për të trajtuar therjen duhet të përdoret dyll për të larguar të gjitha fijet që iu janë ngulur në lëkurë, dhe trajtimi i zonës së prekur me acid hidroklorik të distiluar.

Dhimbja nga therja mund të zgjas deri në 2 vite. Për 2-3 ditët e para, do të jetë e padurueshme. Ju nuk mund të flini, të hani, të bëni asgjë.

Djegia nga therja do të vazhdoj deri në 2 vite të tëra, dhe do të bëhet më e fortë nëse laheni me ujë të ftohtë. /Lajmi.net/