Bija e Presidentit të Uzbekistanit, në krizë

Gulnara Karimova, vajza e Presidentit të Uzbekistanit besohet të ketë shkruar një letër ku tregon për kushtet në të cilat po jeton. Besohet se ajo është duke u mbajtur në arrest shtëpiak.

Bota

25/03/2014 20:34

Gulnara Karimova, vajza e presidentit të Uzbekistanit, dikur ishte femra më e njohur dhe më e fuqishme në Azinë Qendrore. Por gjërat ndryshuan vitin e kaluar, kur ajo ra nga froni dhe pas disa javësh, nuk u dëgjua asnjë prej saj.

Por një letër e shkruar- besohet nga ajo vet- tregon për gjendjen në të cilën është.

“Jam nën një presion të madh psikologjik, kam qenë e rrahur sa që mund të më numërosh edhe shenjat që kam nëpër duar”, thuhet në mes rreshtash më këtë letër.

Letra e cila është e shkruar në rusisht- pas disa analizave, duke krahasuar me një letër që Gulnara kishte shkruar më parë, specialistët e shkrimit me dorë, kanë thënë se 75 përqind i ngjanë shkrimit të saj- tregon për figurat kyçe të regjimit, të cilat e hoqën atë nga pushteti që kishte.

“Sa naive isha kur besoja se ekzistonte sundimi i ligjit në këtë shtet”, shkruan më tej në letër ajo.

Faksimile e letrës së Karimovas

 

Për më shumë se 14 muaj, Karimova besohet se është nën arrest shtëpiak. “Ajo se çka e bënë më të vështirë është se është e pamundur që të jetosh si njeri, kur je i vëzhguar nga kamerat dhe burra të armatosur janë gjithkund përreth teje”, shkruhet në letër.

Roja që ruan ndërtesën ku supozohet se bija e Presidentit të Uzbekistanit po mbahet në arrest shtëpiak

 

Një operacion policor kishte ngjarë 14 muaj më parë kur në shtëpinë e Karimovës ishte demoluar gjithçka dhe besohet që Rustem Madumarov, që ishte edhe partner i biznesit por dhe i dashuri i saj, të jetë arrestuar po atë natë.

 

Merret vesh se në shtëpinë ku qëndron Gulnara është edhe vajza e saj, e cila ka nënshtetësi amerikane.

Gulnara Karimova ishte femra më e fuqishme e Uzbekistanit- vendit më të izoluar në Azi- ku përveç se ishte vajza e presidentit, ajo ishte edhe një këngëtare e famshme, filantrope, kishte parfumin e saj dhe ishte pronare e një rrjeti televiziv.

Islam Karimov dhe Vladimir Putin në Sochi