Big Mama dhe Tuna nuk e urrejnë njëra tjetrën
Këngëtaret e njohura shkupjane Big Mama dhe Tuna kanë publikuar fotografi në profilet e tyre në rrjetet sociale ku shihen duke u argëtuar me njëra tjetrën.
ShowBiz
Mungesa e këngëtares Tuna në koncertin e organizuar nga Big Mama,“Në ndihmë Kumanovës” që u mbajt në qytetin e Tetovës,bëri që të përflitet për raportin e prishur mes tyre.
Thuhej se Bigu dhe Tuna kanë prishur raporet qe një kohë të gjatë,madje se ato urrehen mes vete dhe kjo ishte arsyeja e mungesës së Tunës në koncert.
Por këto foto të publikuara sot nga dy artistet e njohura hedhin poshtë çdo fjalë,Tuna dhe Big Mama nuk urrehen,ato janë mike shumë të mira madje ato duket se ia kalojnë goxha mirë me njëra tjetrën.(Lajmi.net)