“Bifurkacioni” paralajmëron ndërprerje të ujit në Ferizaj
KRU “Bifurkacioni” ka njoftuar se të martën, më 6 tetor 2026, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në rrugët “Vëllezërit Gërvalla” dhe “Anamorava”. Sipas njoftimit, ndërprerja do të fillojë nga ora 09:00 dhe vjen si pasojë e punimeve për zëvendësimin e ujëmatësve të vjetër me ujëmatës të rinj. Punimet…
Lajme
KRU “Bifurkacioni” ka njoftuar se të martën, më 6 tetor 2026, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në rrugët “Vëllezërit Gërvalla” dhe “Anamorava”.
Sipas njoftimit, ndërprerja do të fillojë nga ora 09:00 dhe vjen si pasojë e punimeve për zëvendësimin e ujëmatësve të vjetër me ujëmatës të rinj.
Punimet për ndërrimin e ujëmatësve do të zhvillohen gjatë ditës edhe në fshatin Papaz.
KRU “Bifurkacioni” ka bërë të ditur se furnizimi me ujë për konsumatorët e rrugëve të prekura pritet të rikthehet nga ora 16:00.
Kompania u ka bërë thirrje konsumatorëve për mirëkuptim gjatë realizimit të këtyre punimeve.