Beyonce në Shtëpinë e Bardhë

Beyonce dhe vajza e saj, Blue Ivy, kanë bërë fotografi të lezetshme, në ndejën e organizuar për nder të ditëlindjes së 50’të të Michelle Obamas. Ylli i popit i këndoi hitet e saj më të njohura në Shtëpinë e Bardhë dhe i regjistroi këto momente të paharrueshme përmes Instagramit, sigurisht. Mysafirët nuk ishin mysafirë, pasi…

ShowBiz

22/01/2014 11:03

Beyonce dhe vajza e saj, Blue Ivy, kanë bërë fotografi të lezetshme, në ndejën e organizuar për nder të ditëlindjes së 50’të të Michelle Obamas.

Ylli i popit i këndoi hitet e saj më të njohura në Shtëpinë e Bardhë dhe i regjistroi këto momente të paharrueshme përmes Instagramit, sigurisht.

Mysafirët nuk ishin mysafirë, pasi aty ishin të ftuar edhe yje si Samuel L. Jackson, Smokey Robinson e Magic Johnson.

Beyonce dhe bashkëshorti i saj, reperi Jay Z, janë të njohur për miqësinë e tyre me Presidentin Obama dhe me bashkëshorten e tij, Michelle, kështu që nuk ishte befasi që këngëtarja e hitit ‘Crazy In Love’ ishte zgjedhur për të interpretuar.

Ajo i këndoi gjashtë nga hitet e saj, përfshirë këtu edhe ‘Single Ladies’ e ‘To the Left’, për 500 mysafirë të pranishëm.

Stevie Wonder po ashtu zbriti në skenë, duke i prezantuar hitet e tij, ‘Signed’, ‘Sealed’, ‘Delivered’ e ‘Do I Do’. Fatkeqësisht, telefonat ishin të ndaluar në këtë ‘party’, kështu që mos prisni të shihni ndonjë fotografi në rrjetet sociale.

Ndërkaq, Beyonce e shfrytëzoi rastin të bënte fotografi dhe incizime para ndejës, duke i bërë fotografi edhe vajzës së saj, që e vizitoi për herë të parë Shtëpinë e Bardhë.

Aty shihet edhe qeni i familjes Obama, Bo. Zonja Obama e pati ditëlindjen të premten, por ishte vendosur që mysafirët të ftoheshin më vonë.