Besoni Wengerit

Thierry Henry ka përkrahur Arsene Wengerin ta rikthejë Arsenalin në rrugën e suksesit pas tetë vjetësh pa fituar asnjë titull. Henry ishte pjesë e ekipit të Arsenalit që fitoi trofeun deri më tani të fundit – FA Cup më 2005 – dhe Wenger është kritikuar për mungesën e suksesit në edicionet e kaluara. Mirëpo, Arsenali…

Sport

23/12/2013 08:30

Thierry Henry ka përkrahur Arsene Wengerin ta rikthejë Arsenalin në rrugën e suksesit pas tetë vjetësh pa fituar asnjë titull.

Henry ishte pjesë e ekipit të Arsenalit që fitoi trofeun deri më tani të fundit – FA Cup më 2005 – dhe Wenger është kritikuar për mungesën e suksesit në edicionet e kaluara.

Mirëpo, Arsenali ka kryesuar Premierligën për pjesën më të gjatë të këtij sezoni dhe është kualifikuar për në mesin e 16 ekipeve më të mira në Ligën e Kampionëve. Legjenda e klubit Henry thotë se Wenger mund t’i hesht kritikët.

“Ai e ka thënë edhe vetë, kur nuk fitoni tituj, pa dyshim se njerëzit do të flasin dhe sigurisht se do të ketë edhe prej atyre që do të thonë se ai nuk është më njeriu i duhur për ta udhëhequr ekipin”, deklaroi Henry gjatë një interviste për Sky Sports News.

“Mendoj se Arsene e ka kuptuar këtë. Kur ju nuk keni diçka për të treguar në fund të sezonit do të jetë e vështirë t’i heshtni kritikat. Por, këtë vit ai u ka treguar të gjithëve se Arsenali mund të garojë, sërish”, u shpreh Henry.