Bersant Celina, futbollisti i parë që uron për 10 vjetorin e pavarësisë
Bersant Celina është futbollisti i parë i Kosovës që ka uruar për 10 vjetorin e pavarësisë.
Sport
Kosova, nesër (e shtunë) më 17 shkurt, feston përvjetorin e 10-të të shpalljes së pavarësisë.
Celina, që është një nga lojtarët më të dashur të tifozëve të Kosovës, ka zgjedhur llogarinë e tij të Facebook për të uruar përvjetorin e pavarësisë, shkruan lajmi.net.
“Urime 10 vjetorin e pavarsis Kosove <3Happy 10th anniversary of independence Kosovo”, ka shkruar Celina.
Kujtojmë se Bersant Celina, është ndër lojtarët e parë që ka pranuar thirrjen për t’iu bashkuar Përfaqësueses së Kosovës, madje edhe kur kjo e fundit nuk ishte e pranuar në UEFA dhe FIFA./Lajmi.net/