Bernardeschi mbetet te Juve, pavarësisht ofertave nga Napoli dhe Atletico

Federico Bernardeschi duket i vendosur të qëndrojë te Juventus, pavarësisht ofertave nga Napoli dhe Atletico Madrid.

Sport

21/08/2020 10:31

TuttoSport raporton se sulmuesi i Juventusit ka pranuar dy oferta këtë verë, nga Napoli dhe Atletico Madrid, përcjell lajmi.net.

26 vjeçari është në proces të ndryshimit të agjentit, ku do të nënshkruajë me Mino Raiolon, ndërsa ka ende dy vjet kontratë me Juventusin.

Bernardeschi, nuk është që nuk e ka konsideruar largimin nga kampionët e Serie A, por duket se nuk është bindur nga ofertat e Atletico Madrid dhe Napolit.

Në anën tjetër, ende nuk dihet nëse ai bën pjesë në planet e trajnerit të ri të Juventusit, Andrea Pirlo./Lajmi.net/