Berisha shënon dhe skuqet
Besart Berisha e ka zhvilluar një ndeshje me dy fytyra, në duel me Sydney FC, me të cilin barazoi ekipi i tij Brisbane Roar, 1:1. Sulmuesi kosovar ka arritur të shënojë në minutën e 23’të, duke e kaluar në avantazh skuadrën e tij, ndërsa Sebastian Ryall i barazoi shifrat në minutën e 35’të. Por, loja…
Sport
Besart Berisha e ka zhvilluar një ndeshje me dy fytyra, në duel me Sydney FC, me të cilin barazoi ekipi i tij Brisbane Roar, 1:1.
Sulmuesi kosovar ka arritur të shënojë në minutën e 23’të, duke e kaluar në avantazh skuadrën e tij, ndërsa Sebastian Ryall i barazoi shifrat në minutën e 35’të.
Por, loja për sulmuesin prishtinas përfundoi para kohe pasi ai u ndëshkua me karton të kuq direkt nga gjyqtari Peter O’Leary në minutën e 42’të, pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj një kundërshtari, edhe pse dukej se ish futbollisti i Hamburgut dukej më shumë i lënduar sesa lojtari i Sydney FC.
Pas këtij barazimi, Brisbane vazhdon të udhëheq në kampionatin australian të futbollit me 45 pikë dhe ka gjasa të mira të shpallet kampion i A-League. Për Berishën, ky është sezoni i fundit në Brisbane.