Berisha ia din Zhegrovës: Ndjenjë e madhe të debutosh me gol

Valon Berisha ka thënë se është ndjenjë e madhe të debutosh me gol në përfaqësuese.

Sport

25/03/2018 23:04

Mesfushori 25 vjeçar që la Norvegjinë për Kosovën, kishte debutuar me gol në barazimin 1:1 ndaj Finlandës në shtatorin e vitit 2016.

I ftuar në emisionin ‘Koha Shtesë’ në SuperSport Kosova, Berisha ka deklaruar se është ndjenjë e madhe të debutosh me gol, teksa komentonte debutimin e Zhegrovës ndaj Madagaskarit, ku ky i fundit shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje.

“Është ndjenjë e madhe, është loja e parë për shtetin tënd, ke dëshirë të japësh më të mirën”, është përgjigjur Valon Berisha në pyetjen se çfarë ndjenje është të debutosh me gol.

“Gëzohem për djaloshin, ka potencial të madh dhe mund t’i ndihmojë shumë Kosovës”./Lajmi.net/