Berisha: Dua trofe me Prishtinën, nuk kam ardhur për financa këtu

Prishtina para pak minuta e ka prezantuar sulmuesin Besart Berisha.

Sport

22/09/2021 14:28

Berisha u transferua te kampioni i Kosovës, derisa për herë të parë ka folur si lojtar i “Bardhëkaltërve”, shkruan lajmi.net.

Berisha fillimisht falënderoi presidentin e klubit, Remzi Ejupi për ofertën, derisa zbuloi se ishte dëshira e tij që të luajë në Superligën e Kosovës.

“Falënderoj Remzin që më ka lejuar të vi në këtë klub. Sa herë kam ardhur në pushime, gjithmonë kam shikuar ndeshjet e Prishtinës, jam shumë i lumtur që kam ardhur këtu. Jam duke pritur më të madhe që të jem gati dhe të nisi stërvitjet”.

“Gjithmonë i kam dashur sfidat, i kam marrë me seriozitet, punoj shumë dhe kjo do vazhdojë të Prishtina. Ka qenë dëshira ime që të luajë te Prishtina dhe në Ligën e Kosovës. Shpresoj që mundem t’i ndihmoj klubit dhe lojtarëve të rinj me përvojë sa të kem mundësi. Besoj që do kalojmë shumë mirë”.

Tutje, Berisha tha se nuk i është bashkuar skuadrës nga kryeqyteti shkaku i anës financiare.

“Me treguar drejtë gjithmonë e kam pasur dëshirë, sidomos dy vitet e fundit që më u rikthye në Kosovë, por shkaku i COVID-19 nuk mund të merreshim vetë. E njoh klubin që një kohë të gjatë, kryetarin Remzin dhe kam shumë respekt, gjithmonë ka qenë derë e hapur. Kur erdhi momenti dhe biseduam, kam qenë shumë i lumtur që erdh koha më nënshkruar kontratat”.

“Unë e dua këtë klub më shumë, kam më shumë respekt se klubet e tjera, kam lidhje dhe gjithmonë më ka pëlqyer, kanë luajtur shumë shokët e mi. Gjithmonë më kanë pëlqyer tifozët Plisat, klubi ka traditë, feston 100 vjetorin, për mua ka qenë gjithmonë Prishtina dhe besoj që do mbetet”

“Lidhja financiare nuk ka qenë në pyetje, qëllimi im ka qenë të vij aty ku kam bërë hapat e parë. Këtu kam lindur dhe e kam në zemër, sa të kam në forcë dua që të kontribuojë. Për financa nuk kam ardhur këtu, arritjet që i kam bërë jashtë do i bëjë këtu, do i ndihmoj lojtarëve të rinj dhe nuk kam ardhur për kontratë”.

Në fund, Berisha u shpreh se synon të fitojë trofe dhe të shënojë shumë gola në fanellën “Bardhëkaltëre”.

“Ka rëndësi për mua të fitojë tituj dhe të shënojë gola, që është puna ime. Por, për mua rëndësi shumë të madhe ka të fitojë trofe me këtë klub”, nënvizoi ai./Lajmi.net/