Berbatov në përkrahje të Solskjaer

Starti i mirë i Ole Gunnar Solskjaer në pozitën e trajnerit të Manchester United ka lënë përshtypje të mira për të gjithë.

Sport

04/01/2019 21:34

Norvegjezi e filloi me të gjitha fitore dhe me shumë spektakël rrugëtimin e tij me “djajtë e kuq”.

Mirëpo, pozita e tij nuk është e garantuar pasi Solskjaer është emëruar vetëm si trajner i përkohshëm.

Por, ish sulmuesi i Manchester United, Dimitar Berbatov mendon se norvegjezi e meriton pozitën e trajnerit.

“Start i jashtëzakonshëm nga Ole. Mund ta shohësh se nga askund tashmë United duken komplet ndryshe” ka thënë Berbatov për “Betfair”, transmeton lajmi.net.

“Nëse United paraqitën si këto ndeshje deri në fund, atëherë do të ishte e pabesueshme nëse Ole nuk emërohet trajner” ka thënë tutje ai.

Kujtojmë se Solskjaer e nisi rrugëtimin e tij me një fitore 5:1 kundër Cardiff City duke mahnitur të gjithë.

Rëndësi ka edhe rikthimi i Pogba dhe Rashford në top formë. Ata po realizojnë në secilën ndeshje. /Lajmi.net/