Benzema rinovon kontratën me Real Madridin

Karim Benzema mbetet te gjiganti spanjoll.

Sport

20/08/2021 08:09

Benzema do të vazhdojë të mbetet pjesë e Real Madridit, transmeton lajmi.net.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, futbollisti tashmë ka rinovuar kontratën e tij, që do ta mbajë te gjiganti spanjoll deri në qershor të vitit 2023.

Sulmuesi ka marrë rolin e liderit në ekip që pas largimit të Cristiano Ronaldos dhe është duke shkëlqyer me paraqitjet e tij në çdo ndeshje.

33-vjeçari, e nisi sezonin në mënyrë fantastike me dy gola të realizuar në ndeshjen hapëse ndaj Alaves.

“Los Blancos” së shpejti do të zyrtarizojnë vazhdimin me francezin. /Lajmi.net/