Benzema rikthehet në stërvitje, gati për Atletico Madridin

Real Madrid ka marrë një lajm fantastik para ndeshjes ndaj Atletico Madridit.

Sport

05/03/2021 16:25

Karim Benzema kishte munguar nga lëndimi ku kishte humbur disa ndeshje, transmeton lajmi.net.

Reali kishte nëntë lojtarë të lënduar dhe sigurisht rikthimi i francezit para derbit madrilien do të jetë një shtysë e madhe për “Los Blancos”.

Benzema ka qenë në formë optimale për Realin, ai ka shënuar 17 gola këtë sezon dhe në dy sezonet e fundit, që nga shkuarja e Ronaldos në Juventus, ai ka shënuar 57 gola.

Sipas “Marca”, Ramos, Hazard, Carvajal dhe Mariano mbesin të lënduar dhe janë jashtë ndeshjes ndaj liderëve të La Ligas./Lajmi.net/