Benzema nuk stërvitet me skuadrën – do të mungojë ndaj Granada

Situata e Karim Benzema nuk është aq e mirë.

Sport

05/02/2022 11:36

Sulmuesi francez, Karim Benzema tashmë si synim kryesor ka rikuperimin në kohë për ndeshjen kundër Paris Saint Germain.

Ylli i Real Madrid nuk është stërvitur sot me skuadrën, dhe kësisoj do të mungojë në ndeshjen kundër Granda, përcjell lajmi.net.

Benz megjithatë ka edhe pak ditë në dispozicion, për të gjetur më të mirën e tij para ndeshjes ndaj PSG.

Real Madrid ka testin e vështirë në Champions League dhe një mungesë e Benzema do të mund të hapte shumë telashe për Ancelotti.

Mbetet të shihet se si do të shkojë rikuperimi i Karim Benzema deri në ndeshjen e Champions League. /Lajmi.net/