Benzema në formën më të mirë, barazon rekordin e Raulit
Karim Benzema ishte lojtari më i dalluar në fitoren e Real Madrid me rezultat 3-0 ndaj Cadizit, duke shënuar dy gola.
Sport
Me këto dy gola, Benzema tanimë ka shkruar histori me klubin e Real Madridit, pasi ka barazuar rekordin historik të vendosur nga legjenda e klubit, Raul Gonzalez, njofton lajmi.net.
Raul ishte lojtari i vetëm për ‘Galaktikët’ që kishte shënuar ndaj 35 kundërshtarëve të ndryshëm në La Liga dhe tani ndanë këtë rekord bashkë me Benzeman.
Një gjë të tillë nuk e kishte realizuar as edhe legjenda tjetër e klubit, Cristiano Ronaldo, i cili është golashënuesi më i mirë në histori të klubit madrilien.
Francezi ka shënuar 21 gola në La Liga këtë sezon dhe është në garë së bashku me Lionel Messin (23) për trofeun e ‘Pichichit’./Lajmi.net/
?? @Benzema makes history again!
⚽️ He has scored against all 35 teams he’s faced in @LaLigaEN!#RealFootball | #HalaMadrid pic.twitter.com/XwOK4LrnY3— Real Madrid C.F. ???? (@realmadriden) April 21, 2021