Benzema mungon në ‘El Clasicon’ e Las Vegasit

Karim Benzema nuk do të luajë në ndeshjen ndaj Barcelonës. Më 24 korrik, Real Madridi dhe Barcelona do të përballen në një miqësore. Ndeshja më e shikuar në futboll do të zhvillohet në Las Vegas. Sipas njoftimit nga ‘Marca’, Karim Benzema pritet të jetë mungesa e ‘Mbretërve’ për ndeshjen ndaj Barcelonës, përcjell lajmi.net. Ishte paraparë…

Sport

16/07/2022 17:18

Karim Benzema nuk do të luajë në ndeshjen ndaj Barcelonës.

Më 24 korrik, Real Madridi dhe Barcelona do të përballen në një miqësore.

Ndeshja më e shikuar në futboll do të zhvillohet në Las Vegas.

Sipas njoftimit nga ‘Marca’, Karim Benzema pritet të jetë mungesa e ‘Mbretërve’ për ndeshjen ndaj Barcelonës, përcjell lajmi.net.

Ishte paraparë që pushimet për francezin të përfundojnë më herët, por një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë.

Benzema do t`i bashkohet ekipi në Amerikë më 19 korrik, e kjo e pamundëson pjesëmarrjen e tij në ‘El Clasico’.

Ndërsa, në anën tjetër Barça nuk pritet të ketë mungesa, po përflitet që edhe Robert Lewandowski transferimi më i ri (ende jo i zyrtarizuar) do të luajë në atë takim.

Ndeshja ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës zhvillohet më 24 korrik, në orën 04:00 të mëngjesit./Lajmi.net/