Benzema lë të hapur derën për rikthimin te Lyon
Karim Benzema ka lënë gjithçka të hapur sa i përket rikthimit te Olympique Lyon.
Sport
Sulmuesi i Real Madrid, Benzema, i cili pati një sezon mjaft të mirë deri para suspendimit të kampionatit, ka folur së fundmi rreth të ardhmes së tij.
Francezi nuk ka përjashtuar mundësinë që një ditë të kthehet te skuadra e Olympique Lyon, me të cilën luante para së të kalonte në ‘Santiago Bernabeu’.
“Mendoj se njerëzit e dinë se sa tërhiqem unë nga Lyon”, ka thënë fillimisht Benzema, transmeton lajmi.net.
“A do të kthehem? Jo tain, sepse jam në klubin më të mirë në botë dhe dua të vazhdoj këtu, por të përfundoj karrierën në Lyon, më vonë, pse jo, por jo tani”, shtoi francezi.
Benzema është akoma larg përfundimit të karrierës (gjithnjë nëse gjithçka shkon sipas planit të tij), kështuqë rikthimi te Lyon, nëse ndodh, do të ndodh pas disa viteve. /Lajmi.net/