Benzema: Jam i zhgënjyer që Zidane u largua

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema ka folur për të gjitha në konferencë për shtyp te Kombëtarja e Francës.

Sport

30/05/2021 18:57

Francezi ka folur lidhur me largimin e trajnerit Zinedine Zidane dhe lidhjet me bashkëlojtarin, Antoine Griezmann, transmeton lajmi.net.

Ai tha se është i zhgënjyer që Zidane u largua.

“Është trajner i mirë. Nga ana njerëzore, është person perfektë, me mua, është i mahnitshëm. Jam i zhgënjyer që u largua nga Real Madrid”.

Ndërsa, i pyetur për Griezmann, Benzema tha se do përshtatet mjaftë mirë.

“Mendoj se jemi lojtarë të nivelit të lartë, nuk duhet të mendosh, është automatike. Nuk duhet të veshësh këpucët e tjetrit. Atij i pëlqen ta këtë topin, të lëvizë, të luajë me një ose dy prekje. Janë lojtarë që dua të luajë me ta në fushë sepse dinë gjithçka”, deklaroi ai.

Në fund, Benzema edhe falënderoi përzgjedhësin Didier Deschamps që e ftoi te Franca pas plotë gjashtë viteve./Lajmi.net/