Benzema golashënuesi i tretë më i mirë në histori të Real Madridit

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema është golashënuesi i tretë më i mirë në histori të ekipit.

Sport

10/03/2022 09:49

Karim Benzema me tre gola të realizuar brenda 17 minutash, arriti të futet në historinë e ‘Mbretërve’. Francezi vazhdon të shkruajë emrin e tij në librat e historisë te Real Madridi.

Pasi shënoi tre gola spektakolar në rikthimin fenomenal ndaj Paris Saint Germain në 1/16 e Ligës së Kampionëve (3:2), ai e dërgoi numrin e golave në 309 në gjithsej 592 paraqitje.

Benzema arriti të kalojë legjendën e madrilenëve, Alfredo Di Stefano i cili kishte 308 gola, transmeton lajmi.net.

Francezi tashmë është golashënuesi i tretë më i mirë i ekipit të të gjitha kohërave.

Në vendin e parë vazhdon të jetë ylli portugez, Cristiano Ronaldo me 451 gola dhe i dyti Raul Gonzalez me 323 gjithsej.

309 golat e Benzemas janë shënuar në gjashtë gara: 212 në La Liga, 67 në Ligën e Kampionëve, 21 në Kupën e Mbretit, tre në Kupën e Botës për Klube,  pesë në Superkupën e Spanjës dhe një në Superkupën e Europës.

Sulmuesi në 12 vite te Real Madridi ka fituar 20 trofe: katër të Ligës së Kampionëve, katër Kupa të Botës për Klube, tre Superkupa Evropiane, tre La Liga, dy Kupa të Mbretit dhe katër Superkupa spanjolle./Lajmi.net/