Benzema fitoi Topin e Artë me diferencën e dytë më të madhe në histori, vetëm pas Ronaldos

Karim Benzema ka fituar me diferencë të madhe Topin e Artë. Që nga përfundimi i sezonit të kaluar, nuk ka pasur asnjë debat se Karim Benzema do jetë lojtari më i mirë në botë. Me 44 gola dhe 15 asistime në të gjitha garat, francezi ishte protagonist në triumfet e Real Madridit në Ligën e…

Sport

21/10/2022 19:39

Karim Benzema ka fituar me diferencë të madhe Topin e Artë.

Që nga përfundimi i sezonit të kaluar, nuk ka pasur asnjë debat se Karim Benzema do jetë lojtari më i mirë në botë.

Me 44 gola dhe 15 asistime në të gjitha garat, francezi ishte protagonist në triumfet e Real Madridit në Ligën e Kampionëve dhe La Liga.

Si rezultat, prej kohësh ai u cilësua si fitues i çmimit të Topit të Artë 2022, transmeton lajmi.net.

Statistikat rreth triumfit të rëndësishëm individual të 34 vjeçarit kanë dalë në sipërfaqe, të cilat vazhdojnë të tregojnë se sa fitore dominuese ishte për të.

Sipas informacioneve të fundit të siguruara nga ‘Marca’, Karim Benzema fitoi edicionin e fundit të Topit të Artë me diferencën e dytë më të madhe të pikëve në histori, me Cristiano Ronaldon që ende mban vendin e parë për fitoren e tij në 2016.

Lojtari më i mirë në botë përfundoi me 549 pikë, ndërsa vendi i dytë Sadio Mane përfundoi duke marrë vetëm 195 pikë.

Në vitin 2016, Cristiano Ronaldo kishte fituar me 745 pikë, me Lionel Messin që ishte i dyti me 316./Lajmi.net/