Benzema deklarohet lidhur me garën për titull: Ende s’ka mbaruar

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema insiston se janë rikthyer në garën për titull.

Sport

10/02/2021 09:06

Dje, Reali pavarësisht mungesave të shumta, mposhti Getafen me rezultat 2 – 0, shkruan lajmi.net.

Atletico barazoi me Celtan të hënën, pra skuadra e Zidanes qëndron pesë pikë prapa, edhe pse “Los Rijoblancos” kanë dy ndeshje më pak të zhvilluar.

Sidoqoftë, francezi nuk e sheh këtë garë të humbur, ngase insiston se sezoni është i gjatë.

“Mendoj se jemi rikthyer. Është gjithmonë vështirë kundër Getafe”.

“Ne do vazhdojmë kështu. Ka shumë kohë deri në fund të sezonit. Çdo ndeshje është finale dhe ne do mundohemi t’i fitojmë të gjitha. Kemi besim. Ka shumë zhurmë rreth Madrid sepse është klubi më i mirë në botë”, tha ai.

Ndeshja e radhës për Realin është kundër Valencias./Lajmi.net/