Bentley Continental GT W12 më i bukur se çdoherë
Falë një kompanie nga Kalifornia, ky model i Bentley tani duket më i mirë se çdoherë.
Auto & Tek
Kemi parë shumë Bentley Continental GT gjatë këtyre viteve, por paketa BR-10 që Vorsteiner e prezantoi në vitin 2013 ishte përmirësimi më i mirë i veturave klasike të Bentley.
Së pari i zbuluar në modelin e bardhë V8, kompania nga Kalifornia tani ka zbuluar paketën e verdhë të trupit për veturën e bukur, paketë kjo e quajtur W12 Monaco, transmeton Lajmi.net.
Pas futjes së kësaj pakete, vetura tani duket tepër e bukur. Në fakt, kjo veturë mund të jetë modeli më i mirë që kemi parë deri më tani.
Paketa përmban fibra prej karbonit dhe konsiston me një bumper të ri përpara me disa buzë spoiler dhe thithës të mëdhenj të ajrit.
Pamja e veturës bëhet edhe më madhështore me rrotat 22 inç. Më poshtë mund t’i shihni fotografitë e këtij përpunimi të bukur.