Belotti – Milan, lajmi i fundit nga Italia
Milan vazhdon të jetë i interesuar për transferimin e sulmuesit të Torinos, Andrea Belotti.
Sport
Milan ka ringjallur interesimin për transferimin e sulmuesit të Torinos, Andrea Belotti.
“Rossonerët” kërkuan yllin italian edhe gjatë afatit kalimtar të verës.
Por, Torino refuzoi ofertën e Milanit duke kërkuar rreth 100 milionë euro për shitjen e tij, përcjell “lajmi.net”.
Belotti raportohet se mund të jetë i interesuar të largohet nga Torino.
Andaj, e ardhmja e tij mund të jetë në San Siro. /Lajmi.net/