Bellerin: Dua të rinovoj me Barcën, jam i lumtur këtu

Hector Bellerin ka folur lidhur me planet e tij për të ardhmen. Mbrojtësi i djathtë spanjoll, Hector Bellerin është pyetur lidhur me kontratën e tij te Barcelona dhe planet për të ardhmen. Lojtari ka thënë se dëshiron të qëndrojë te Barcelona dhe se ka besim në projektin e Xavi Hernandez. “Unë dua të nënshkruaj kontratë…

Sport

03/11/2022 13:23

Hector Bellerin ka folur lidhur me planet e tij për të ardhmen.

Mbrojtësi i djathtë spanjoll, Hector Bellerin është pyetur lidhur me kontratën e tij te Barcelona dhe planet për të ardhmen.

Lojtari ka thënë se dëshiron të qëndrojë te Barcelona dhe se ka besim në projektin e Xavi Hernandez.

“Unë dua të nënshkruaj kontratë të re pasi dua të jem këtu te Barca. Jam shumë i lumtur”, ka thënë Hector Bellerin, përcjell lajmi.net.

“Projektet marrin kohë, është normale në futboll. Ne besojmë 100% në Xavin”, shtoi mbrojtësi.

Raportime të shumta gjatë javës kanë insistuar se Barca megjithatë nuk do t’i ofrojë kontratë të re ish-lojtarit të Arsenal e Betis. /Lajmi.net/