Behrami: Historia kurrë nuk do t’ia falë Kurtit marrëveshjen e Brukselit dhe të Ohrit

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Artan Behrami, ka thënë se kreu i LVV-së, Albin Kurti, po synon të kapë institucionet e vendit meqë ndihet i frikësuar dhe i pasigurt. Sipas Behramit, Kurti ka frikë se si do ta shohë historia, derisa thotë se nuk do t’i falet asnjëherë që ka nënshkruar marrëveshjen e Brukselit dhe…

Lajme

14/07/2026 17:36

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Artan Behrami, ka thënë se kreu i LVV-së, Albin Kurti, po synon të kapë institucionet e vendit meqë ndihet i frikësuar dhe i pasigurt.

Sipas Behramit, Kurti ka frikë se si do ta shohë historia, derisa thotë se nuk do t’i falet asnjëherë që ka nënshkruar marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit.

“Historia kurrë s’ka me ia falë marrëveshjen që e ka pranuar në Bruksel dhe Ohër, që veriut dhe serbëve ju jep autonomi dhe kishave eksterioralitet”, ka thënë Behrami në T7.