Befason Bayern Munich, fut në listë transferimi kapitenin e Chelseat

Skuadra e Bayern Munich është duke e kërkuar një mbrojtës të krahut gjatë afatit të transferimeve. Siç raporton gazetari gjerman, Christian Falk trajneri Thomas Tuchel është duke u interesuar për kapitenin e Chelseat, Cesar Azpilicueta, shkruan Lajmi.net 33-vjeçari ka kontratë me Blutë e Londrës deri në vitin 2024, por situata në ekipin londinez mund ta…

Sport

21/06/2023 10:30

Skuadra e Bayern Munich është duke e kërkuar një mbrojtës të krahut gjatë afatit të transferimeve.

Siç raporton gazetari gjerman, Christian Falk trajneri Thomas Tuchel është duke u interesuar për kapitenin e Chelseat, Cesar Azpilicueta, shkruan Lajmi.net

33-vjeçari ka kontratë me Blutë e Londrës deri në vitin 2024, por situata në ekipin londinez mund ta bëjë atë të largohet gjatë këtij afati.

Azpilicueta është kapiten i Chelseat, por një marrëveshje me Bayern Munich do ishte e mirëseardhur, sidomos kur dihet se do të punoj me ish-trajnerin e tij, Thomas Tuchel.

Mbrojtësi spanjoll ka vlerën në sajtin “Transfermarkt” 5 milionë euro dhe do të ishte çmim ideal për kampionët e Bundesligas./Lajmi.net/