“U shokova, lutesha të mos ishte njeri”, flet peshkatari që gjeti trupin e pajetë të 9-vjeçares në lum

Shkodra është tronditur ditën e dijshme pas gjetjes në ujërat e lumit Buna të trupit të 9-vjeçares, ndërsa dyshohet se po ashtu janë mbytur edhe nëna e saj Alma Arazi dhe motra e vëllai më i vogël. E vogla u pikas nga një peshkatar i zonës, i cili kishte dalë në orët e para të…

Lajme

06/05/2024 11:12

Shkodra është tronditur ditën e dijshme pas gjetjes në ujërat e lumit Buna të trupit të 9-vjeçares, ndërsa dyshohet se po ashtu janë mbytur edhe nëna e saj Alma Arazi dhe motra e vëllai më i vogël.

E vogla u pikas nga një peshkatar i zonës, i cili kishte dalë në orët e para të mëngjesit me varkën e tij. Ai tregon momentin shokues kur e pikasi, teksa thotë se iu duk si kukull dhe se shpresonte që të mos ishte një trup njeriu.

Pasi njoftoi policinë, u konfirmua se trupi i përkiste 9-vjeçares, e cila prej pak ditësh rezultonte e zhdukur së bashku me të ëmën dhe motrën e vëllanë, 6 dhe 3 vjeç.

“Isha duke zënë peshk, por ishte errësirë dhe ndeza dritën e telefonit për të parë se mos ndoshta helika… por më bëri të dyshoj diçka, te rreth një metër ujë. Mu duk a kukull, a njeri. Për momentin u shokova se më vajti mendja për njeri. Mora policinë në telefon, dhe pasi erdhën i çova te vendi atje. Pasi policët e nxorën, u konstatua se ishte njeri. U shokova, thoja inshalla nuk është njeri. Ishte diçka që nuk e kisha dëgjuar as në lajme, a është mbyt njeri a jo….”, është shprehur ai.