Befasohet Reali, mposhtet nga Levante në Santiago Bernabeu

Real Madrid ka humbur ndeshjen ndaj Levantes e vlefshme për xhiron e 21-të të La Ligas.

Sport

30/01/2021 18:07

Këtë ndeshje pati mungesa të shumta, edhe traneri Zinedine Zidane, vazhdon të mungojë shkaku i COVID-19, transmeton lajmi.net.

Në mbrojtje, mungoi edhe Sergio Ramos, dhe kjo ishte mungesë e madhe për “Los Blancos”.

Në minutën (9’), “zëvendësimi i Ramos”, Eder Militao u ndëshkua me karton të kuq.

Por pavarësisht disavantazhit numerik, Reali doli në avantazh, ishte Marco Asensio i cili shënoi (13’).

Por, mysafirët e morën iniciativën, Morales shënoi në minutën (32’).

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1.

Pjesa e dytë, Levante e kishte më të lehtë, dhe Reali kur sulmonte linte hapësira të shumta. Në minutën e (64′) u akordua penalti, por që Roger nuk arriti ta konkretizojë atë.

Ishte Roger në minutën e (78’), i cili i dha avantazhin Levantes pas një asistimi nga Enis Bardhi.

Tani Real Madrid qëndron në pozitën e dytë me 40 pikë, shtatë më pak se lideri, Atletico Madrid, por që ka dy ndeshje më pak.

Levante qëndron në vendin e nëntë me 26 pikë./Lajmi.net/