Befasi e madhe: Edhe Juventus pas Eden Hazard
Chelsea po rrezikon që ta humbet Eden Hazardin në verë.
Merkato
Eden Hazard është aktualisht lojtari më i kërkuar në Evropë, pasi që shumë klube janë të interesuara.
Përveç Real Madridit dhe PSG-së, tani edhe Juventusi po e dëshiron transferimin e yllit belg, përcjell “lajmi.net”.
‘Zonja e Vjetër’ është e gatshme që të ofrojë 100 milionë euro dhe një lojtar për transferimin e Eden Hazard.
Sipas mediave angleze dhe atyre italiane, Juventus është i gatshëm që të ofroj edhe Alex Sandron në marrëveshje. /Lajmi.net/