Bedri Hamza flet për veten e familjen, i tregon qytetarëve pse duhet ta votojnë atë

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka publikuar sot një video ku rrëfen më shumë për të dhe familjen e tij. Hamza në atë video ka zgjedhur të tregoj për vështirësitë me të cilat ai është përballur gjatë jetës. “Një rrëfim në vetën e parë për një rrugëtim që formoi identitetin tim.…

Lajme

06/12/2024 11:34

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka publikuar sot një video ku rrëfen më shumë për të dhe familjen e tij.

Hamza në atë video ka zgjedhur të tregoj për vështirësitë me të cilat ai është përballur gjatë jetës.

“Një rrëfim në vetën e parë për një rrugëtim që formoi identitetin tim. Një jetë me shumë kujtime familjare, ku mësova për sakrificën dhe solidaritetin. Si kryeministër do të sigurohem që çdo familje në Kosovë të ketë mundësi fer për një jetë më të mirë dhe askush të mos e përjetojë atë që përjetuam ne. Me të gjitha forcat e mia, do ta ruaj e nderoj besimin tuaj!”, ka shkruar Hamza mbi video. 
Ai ka treguar se babai i tij ishte punëtor i Trepçës dhe problemet shëndetësore nuk e kanë lejuar atë të punojnë gjatë, prandaj Hamza duhet të fillonte punën si shumë i ri.

“E kam kry fakultetin në kohë, dhe njëjtë sikur baba, karrierën e kam fillu në Trepçë. Kur e kam vërejtë punën ku ka punu babi im, e kam kuptu se çka është sakrifica. Çfarë pune të rëndë kanë bërë punëtorët e Trepçës, për ta siguru një jetë për familjet e tyre. Kjo më shtyn, që si Kryeministër të sigurohem që asnjë familje në Kosovë të mos e përjetojë atë që përjetuam ne. T’i siguroj çdo familje paga të dinjitetshme dhe një mundësi fer për një jetë më të mirë”, ka thënë Hamza.

Ai ka përmendur edhe nënën e tij, nga e cila thotë se e ka mësuar solidaritetin, shkruan lajmi.net.

“E kam një kujtim shumë të veçantë prej nanës time. Nana ime nuk u kujdes vetëm për gjashtë fëmijët në familjen tonë, ajo morinë shtëpi dhe rriti edhe katër jetimë, që kishin humbur prindërit si të vegjël. Prej nënës e mësova solidaritetin, dhe këso solidariteti dua të shoh në qeverinë tonë”, ka thënë ai.

Hamza përmes kësaj videoje i tregon qytetarëve se pse duhet ta votojnë atë dhe cili është qëllimi i tij për Kosovën.

“Unë kandidoj për kryeministër jo vetëm për të fituar votën tuaj. Jam plotësisht i bindur që bashkë, mund ta përmirësojmë jetën e qytetarëve të Kosovës. Bashkë, ta zhvillojmë një ekonomi ma mirë, një shëndetësi ma mirë, një standard jetese ma mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Çdo sfidë që kam pas në jetë vetëm ma ka forcuar bindjen se secili prej nesh duhet dhe mundet të bëjë më shumë për qytetarët e këtij vendi. Prandaj unë e di që Kosova mundet ma mirë!”, ka shtuar Hamza mes tjerash. /Lajmi.net/ 

Video: