Bedri Hamza bën thirrje për reflektim dhe bashkim politik: Nuk kemi nevojë të polarizohemi
Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka theksuar nevojën urgjente për reflektim politik dhe bashkim kombëtar, duke kritikuar ashpër klimën aktuale të përçarjes në vend. Hamza tha se Kosova nuk mund të përparojë përderisa politika vazhdon të funksionojë mbi bazën e ndarjeve dhe lojalitetit të verbër, raproton lajmi.net Ai theksoi se është…
Lajme
Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka theksuar nevojën urgjente për reflektim politik dhe bashkim kombëtar, duke kritikuar ashpër klimën aktuale të përçarjes në vend.
Hamza tha se Kosova nuk mund të përparojë përderisa politika vazhdon të funksionojë mbi bazën e ndarjeve dhe lojalitetit të verbër, raproton lajmi.net
Ai theksoi se është koha që të gjithë aktorët politikë të kuptojnë përgjegjësinë e tyre dhe të distancohen nga praktikat që nxisin konflikte të panevojshme.
“Edhe ata që kanë përçarë duhet të reflektojnë. Nuk kemi nevojë të polarizohemi, duke e sjellë gjendjen deri aty që nëse më përkrah mua je me mua, e nëse nuk më përkrah, nuk ke mbështetje. Jam i bindur se ky është drejtimi i duhur që i duhet Kosovës,” tha Hamza për RTV21.