BE nuk prodhon naftë, a e dini se nga e merr atë?
Bashkimi Evropian është njëra nga zonat më të forta ekonomike në botë. Zhvillimi, në masë të madhe, varet nga lëndët djegëse, të cilat pos ngrohjes dhe industrisë e sektorit energjetik, janë të domosdoshme edhe për transport. Kryesorja për këtë është nafta. Ani se i duhet shumë, BE-ja e prodhon vetëm një përqindje të vogël të…
Bota
Bashkimi Evropian është njëra nga zonat më të forta ekonomike në botë.
Zhvillimi, në masë të madhe, varet nga lëndët djegëse, të cilat pos ngrohjes dhe industrisë e sektorit energjetik, janë të domosdoshme edhe për transport. Kryesorja për këtë është nafta.
Ani se i duhet shumë, BE-ja e prodhon vetëm një përqindje të vogël të kësaj lënde djegëse, e cila nuk i përmbush as përse afërmi nevojat.
Prandaj, Unionit i duhet të importojë pothuajse të gjithë naftën bruto, deri në nivelin prej 97 për qind (sipas të dhënave të vitit 2024) nga një sërë vendesh, thuhet në shkrim shpjegues në faqen consilium.europa.eu ndërsa transmeton KosovaPress.
Sipas këtij raporti, edhe pse BE-ja po kalon gradualisht drejt largimit nga lëndët djegëse fosile të format tjera të energjisë, mbetet ende shumë e varur nga importet e naftës, saqë vetëm në vitin 2025 importoi rreth 435 milionë tonë naftë bruto, me vlerë mbi 212 miliardë euro.
Në vitet e fundit, BE-ja ka zëvendësuar shumicën e importeve të saj të naftës nga Rusia, e cila ishte një furnizuese masive deri në nivelin prej 25.8 % (në vitit 2021), por që u penalizua pas luftës në Ukrainë, duke rënë në vetëm 2.2 % (më 2025).
Pjesa e Rusisë në importet e naftës së BE-së u kompensua kryesisht nga rritja e importeve nga SHBA-ja, Norvegjia dhe Kazakistani.
Në fakt, këto vende ishin edhe tre partnerët kryesorë të importit të BE-së në vitin 2025. SHBA e para me 14.6 %, ndërsa Kazakistani e Norvegjia me nga 12.8. Pastaj vinin Libia, me mbi 9 %, e ndjekur nga Arabia Saudite me 6.8 %, Nigeria dhe Iraku (secili me 5.8%) ndërsa rreth 7 % e importeve të naftës së BE-së në vitin 2025 erdhën nga vendet e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC): Bahreini, Kuvajti, Omani, Katari, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
BE importon, ani se në sasi më të vogla, edhe nga Brazili, Algjeria, Meksiko, Azerbejxhani dhe Guajana.