BE mesazh Kosovës: Pa stabilitet politik nuk ka progres drejt BE-së
Drejtoresha për Zgjerim dhe Fqinjësi Lindore në Komisionin Evropian për Ballkanin Perëndimor, Valentina Superti, ka zhvilluar sot takime me Presidenten në detyrë Albulena Haxhiu dhe Kryeministrin në detyrë Albin Kurti. Gjatë takimeve është diskutuar nevoja për stabilitet politik dhe institucione plotësisht funksionale, si parakusht për avancimin e Kosovës në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian,…
Lajme
Drejtoresha për Zgjerim dhe Fqinjësi Lindore në Komisionin Evropian për Ballkanin Perëndimor, Valentina Superti, ka zhvilluar sot takime me Presidenten në detyrë Albulena Haxhiu dhe Kryeministrin në detyrë Albin Kurti.
Gjatë takimeve është diskutuar nevoja për stabilitet politik dhe institucione plotësisht funksionale, si parakusht për avancimin e Kosovës në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, transmeton lajmi.net.
Përfaqësuesja e BE-së ka theksuar rëndësinë e përfshirjes së gjithë shoqërisë në procesin e integrimit evropian, duke nënvizuar se e ardhmja evropiane e Kosovës mbetet një proces i mbështetur nga Bashkimi Evropian.
“E ardhmja evropiane e Kosovës është një përpjekje e të gjithë shoqërisë, e mbështetur nga BE-ja”, thuhet në njoftim.
Takimet vijnë në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme të BE-së me institucionet e Kosovës për forcimin e stabilitetit politik dhe përshpejtimin e reformave në rrugën e integrimit evropian.
Njoftimi i plotë: