Bayernit i takon “festivali i golave” në Mynih, triumfon kundër Man United
Bayern Munich e ka fituar kryendeshjen e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve kundër Manchester United. Bavarezët triumfuan 3:2 kundër “Djajve të Kuq” në stadiumin “Allianz Arena” në Mynih, shkruan lajmi.net. Sane dhe Gnabry me dy gola “ekspres” në minutat 28-të dhe 32-të i dhanë avantazhin Bayern Munichut. Man United katër minuta pasi nisi pjesa e…
Sport
Bayern Munich e ka fituar kryendeshjen e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve kundër Manchester United.
Bavarezët triumfuan 3:2 kundër “Djajve të Kuq” në stadiumin “Allianz Arena” në Mynih, shkruan lajmi.net.
Sane dhe Gnabry me dy gola “ekspres” në minutat 28-të dhe 32-të i dhanë avantazhin Bayern Munichut.
Man United katër minuta pasi nisi pjesa e dytë ngushtuan epërsinë e vendasve me golin e Hojlund.
Shpresat mysafirëve nga Anglia ua shuajti sulmuesi Harry Kane me golin e tretë nga penalltia katër minuta më vonë.
United deri në fund arriti të shënonte edhe një herë me anë të Casemiros tre minuta pa përfunduar koha e rregullt, para se Mathys Tel të shënonte golin e katërt.
Casemiro realizoi edhe njëherë në sekondat e fundit për epilogun final të takimit.
Bayern Munich është lider i Grupit me tri pikë, ndërkohë Man United i fundit pa pikë. Pjesë e grupit janë edhe Kopenhaga e Galatasaray që barazuan 2:2 në Stamboll./Lajmi.net/