Bayerni vazhdon me fitore në Ligën e Kampionëve
Bayern Munich ka arritur edhe fitoren e dytë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Sport
‘Bavarezët’ kanë mposhtur 1:2 në udhëtim Lokomotivën e Moskës, shkruan lajmi.net.
Leon Goretzka në minutën e 13’ i dha epërsinë e parë Bayern Munich.
Vendasit arritën barazimin në minutën e 70’ me anë të Anton Miranchuk.
Golin e fitores për Bayern Munich e shënoi Joshua Kimmich, në minutën e 79’./Lajmi.net/